Last Updated on 03/09/2026 by EL
Turisti që mbeti i dëmtuar në këmbë pranë “Syrit të Kaltër”, në Theth, u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë të Forcës Ajrore, e cila e evakuoi me helikopterin Black Haëk nga terreni i vështirë dhe e transportoi drejt Spitalit të Traumës.
Operacioni u zhvillua në një zonë të thellë malore, ku ekuipazhi i Black Haëk realizoi evakuimin nga ajri. Në pamjet e publikuara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shihet helikopteri teksa qëndron i fiksuar mbi zonën ku kishte rënë turisti ndërsa efektivët ulin tabelën e transportit, sigurojnë turistin dhe e ngrejnë me kabëll në bord për ta transportuar drejt spitalit.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të ekuipazhit, operacioni përfundoi me sukses, duke bërë të mundur që turisti të merrte në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore./et
