Nga Tritan Shehu
Së pari, i uroj Berishes qëndrim të mbarë dhe një vizitë sa më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Komploti i ndërtuar brenda dhe jashtë Partisë Demokratike e Shqipërisë u thërrmua si një gotë prej xhami!
Goditja ndaj Berishës ishte objektivi kryesor i këtij komploti. Synimi ishte eliminimi i Partisë Demokratike si opozitë reale, si forcë e së djathtës konservatore dhe si motor i ndryshimeve në vend, për ta shndërruar atë në një shtojcë të regjimit.
Gjithçka nisi me djegien e rrufeshme dhe tinëzare të mandateve parlamentare, duke i lënë fushë të lirë Ramës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të ligjeve kryesore, si dhe në zgjedhjet vendore, duke na gjetur te papergatitur per tju kundervene me force.
Më pas erdhi shpallja arbitrare e Berishës “non grata”.
Komploti mori formën e tij të plotë pasditen e 9 shtatorit 2021, me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, nën pretekstin e një vendimi “non grata”, të gatuar edhe me kontributin e atyre që morën vendimin për përjashtimin e tij.
Kjo tentativë u përball që atë mbrëmje me rezistencë. Fillimisht ajo dukej e kufizuar në një grup të vogël deputetësh dhe jo pak njerëz e konsideronin të pashpresë.
Në fakt, i kishin bërë llogaritë gabim:
—Ata kishin “zgjuar luanin”!
Për të mirën e demokracisë shqiptare dhe për të “zezen” e tyre kjo!
Berisha arriti të frymëzonte, të mobilizonte dhe të vinte në lëvizje forcat më të mira të Partisë Demokratike dhe të opinionit publik shqiptar.
Ai organizoi “Foltoret” në mbarë vendin, mbushi stadiumin me mijëra delegatë dhe takoi qindra mijëra demokratë e qytetarë, duke i shndërruar në luftëtarë të një kauze të madhe.
Së bashku me Berishën, ata iu kundërvunë bunkerizimit të turpshëm të selisë së Partisë Demokratike dhe u përballën me gazin, ujin dhe shkopinjtë e shtetit, të vënë në shërbim të komplotit.
Më pas u te edhe izolimi i paligjshëm njëvjeçar. Nga një dritare e hapur mbi atë rrugë lindi “Rruga e Shpresës”!
Partia Demokratike, flamuri dhe simbolet e saj u çliruan nga uzurpimi dhe tjetërsimi.
Sot, Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemër të demokracisë dhe të lirive. Prania e tij atje u dëshmon shqiptarëve se forca e vullnetit dhe e idealeve, si dhe qëndresa e mbështetur mbi parimet e vlerat e botës demokratike, dalin fituese edhe kur gjithçka duket gri.
Nga SHBA-ja ai sjell sot shpresë dhe energji për betejën që na pret: fitoren e madhe mbi regjimin dhe rivendosjen e demokracisë në Shqipëri!
Fitorja e Berishës mbi komplotin – premisë për fitoren mbi regjimin!/KM
