Last Updated on 08/09/2026 by Klara
Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO. Pas këtij vendimi Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia tha në një prononcim për mediat se për avokatët që nuk e zbatojnë do të merren masa deri në heqjen e licencës.
“Në disa nene cenohet veprimtet e avokatit për mbrojtjen e klientit të tyre. Si celularët dhe kompjuterët kanë një rol të madh pasi me ta bëhet një punë voluminoze. Gjatë takimit u propozuan tre gjëra, por ne vendosëm unaninisht që të bojkotojmë seancat gjyqësore në GJKKO dhe mos të bëjmë bojkot për masat e sigurisë. Për ata që nuk e zbatojnë do të marrim masa disiplinore deri në heqjen e licencës. Ky vendim hyn në fuqi menjherë”, tha Haxhia./k.m
