Last Updated on 11/09/2026 by Anisa
Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ka sqaruar këtë të premte akuzat lidhur me automjetin e ri që përdor kryeministri Edi Rama.
Pas mbledhjes së qeverisë, Ismaili deklaroi se makina është marrë me qira dhe pagesa bëhet nga buxheti i Partisë Socialiste. Sipas saj, automjeti përdoret edhe për aktivitetet partiake të kryeministrit, ndërsa specifikimet e tij lidhen edhe me çështjet e sigurisë.
“Makina që kryeministri përdor është me qira, paguhet nga buxheti i PS-së. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak. Sa i përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie, të cilat janë të orientuara edhe nga Garda, bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, u shpreh ministrja./ad
