Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues në Karaibe, i cili sipas saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës, duke vrarë katër persona të dyshuar si narko-terroristë.
Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) tha se informacionet e konfirmuara të inteligjencës zbuluan përfshirjen aktive të mjetit lundrues në trafikun e drogës.
“Më 19 shtator, nën drejtimin e #SOUTHCOM, Forca e Përbashkët e Task-Forcës për Hemisferën Perëndimore kreu një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues të shpejtë që operonte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Karaibe,” thuhet në deklaratën e SOUTHCOM./k.m
