Last Updated on 09/10/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke njoftuar mbylljen e negociatave për Kapitullin 20.
Kreu i qeverisë e cilëson këtë zhvillim një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit, ndërsa thekson se ai forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se mbyllja e këtij kapitulli shënon një tjetër etapë drejt objektivit të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim./mxh
