Nga Eduard Zaloshnja
Këtë vit kam zhvilluar 34 sondazhe opinioni, shumica të publikuara dhe disa të papublikuara. Me ndihmën e modelit të inteligjencës artificiale Claude, të kompanisë Anthropic, zhvillova një analizë të përgjigjeve që kanë dhënë rreth 43 mijë të anketuarit e rastësishëm në 34 sondazhet, nga Vermoshi në Konispol.
Dhe këto ishin gjetjet kryesore të analizës:
1. Opinioni pozitiv për Ramën si politikan është më i lartë jashtë Tiranës, por sidoqoftë në rang vendi mbetet poshtë 43%.
2. Opinioni pozitiv për Berishën si politikan është i ulët në rang vendi – rreth 28%.
3. Opinioni i njëkohshëm negativ edhe për Ramën edhe për Berishën është më i lartë brenda Tiranës, por sidoqoftë në rang vendi është afër 30%.
4. Opinioni pozitiv për punën e qeverisë në përgjithësi është më i lartë jashtë Tiranës, por në rang vendi mbetet diku poshtë 35%.
5. Gadishmëria për të votuar PS-në është diku te 38% në rang vendi. Ndërsa për të votuar PD-në është diku te 22%. Pjesa tjetër ose nuk duan të votojnë fare, ose disa duan të votojnë për partitë e vogla ekzistuese.
6. Protestat bulevardore i përkrahin më shumë se gjysma e banorëve të rritur të Tiranës, pavarësisht se shumë pak prej tyre marrin pjesë në to. Ndërsa përtej Tiranës, as 1/5 e banorëve të rritur nuk i përkrahin protestat bulevardore.
7. Rreth 70% e banorëve të rritur të vendit kanë opinion pozitiv për punënë e SPAK-ut në përgjighësi, por presin më shumë rezultate konkrete nga ai në luftën kundër korrupsionit.
8. Më shumë se gjysma e banorëve të rritur të vendit mendojnë që, nëse vazhdon të qendrojë në liri, Balluku mund të ndikojë në hetimet e SPAK-ut ndaj saj. Më të shumtë janë tiranasit që e kanë këtë mendim.
9. Më shumë se gjysma e banorëve të rritur të vendit janë dakord me ndarjen e re territoriale me 46 bashki. Më të shumtë janë banorët urbanë në dakordësi me këtë ndarje./k.m
