Last Updated on 14/10/2026 by EL
Është përshkallëzuar në akte dhune protesta në Tiranë, nisur në orët e paradites para Ministrisë së Arsimit.
Gjatë orëve të pasdites protestuesit janë shpërndarë në qendër të kryeqytetit ku kanë sulmuar me gur dhe zjarr Ministrinë e Financave dhe më pas janë zhvendosur të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gur dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë ndërsa forca të shumta policie janë përgjigjur duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./et
