Nga Dr Magdalena Havari Ramohitaj
Një vit pasi Partia Socialiste fitoi besimin e 868 mijë votuesve, shpërtheu befas një protestë qytetare e një lloji të paparë në historinë e këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, që pas Luftës së Dytë Botërore u bë edhe më e vogël.
Gjithë bota mbarë e përshëndeti këtë zhvillim dhe Shqipëria u rrit edhe më shumë në sytë e botës së qytetëruar, falë përpjekjeve titanike të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për ta vendosur vendin sa më shpejt të ishte e mundur në hartën e botës perëndimore, aty ku Shqipëria ka pasur të drejtën të jetë, por ku prapambetja mendore e arrivistëve të pushtetit e ka vonuar për një shekull të tërë, vetëm e vetëm nga lakmia për pushtet.
Dhe, pasi kjo protestë e bukur mbaroi, duke lënë pas një shesh bosh dhe një pjesë të arrivistëve naivë të mllefosur, nisën të shfaqen të tjerë me fjalime «oratorësh», neoballistë me flamurin:«Shqipëria e shqiptarëve!».
Po ja që Arlind Qorit nuk iu durua!
Në fillim, si pak e zure, me ca të rralla kobure, E tunde, Parti, e tunde…
Kështu e nisi Arlindi: me guerrilas, por pa partizanë, sepse armët, në një demokraci funksionale (lexoni mbi demokracinë funksionale), të çojnë aty ku vështirë se e sheh më dritën e diellit.
Jo më me të rinjtë e bukur dhe të parfumosur!
Arlind Qori demonstroi «anën e vuajtur» të shoqërisë, por vetëm me ndonjë dalje të vajzave studente, agresive e arrogante, si ajo që ulërinte: «Dua të jem e lumtuuuur!», duke qarë.
Shpëlarje truri e shtresës së margjinalizuar!
Të varfërit pasurojnë miliarderët!
Po si mund të ndodhë kjo? — pyet një ekonomist fillestar.
Të varfërit vetëm marrin dhe asgjë nuk japin në këtë sistem!
Dhe Arlind Qori, pasi e futi vendin në kolaps, doli në ekranin e televizorit me një fjalor prej rreth 50 fjalësh, duke e etiketuar Kryeministrin si «i çmendur» dhe «fashist»…
Sapo Arlindi bubulloi, duke lëpirë herë pas here buzët — një shprehje parazitare — se protesta do të ndalej vetëm kur Edi Rama të jepte dorëheqjen, ky ULTIMATUM u shoqërua me goditjen ndaj Gjykatës së Apelit, duke i panikosur gjyqtarët.
Më pas, Kryeministri vendosi karriget, duke bërë thirrje për dialog.
Por, jashtë çdo parashikimi, pedagogë dhe studentë i thyen karriget dhe vazhduan marshimin, duke u përplasur me policinë.
Po, sipas Arlindit, a mund t’ia thyejë dikush karriget një fashisti?
Ne nuk jemi qorra. Ne e njohim historinë!
Brisida Kolaneci — unë nuk marr përsipër të bëj biografitë e atyre që ma kanë bërë mua ‘biografinë time në të dy epokat’
— prej kohësh kishte dalë në mbrojtje të Edi Ramës në panelet ku e ftonin dhe e nderonin me praninë e saj.
Por dje, papritur, u shfaq e shpërfytyruar, me dy fije letre A4, te dera e SPAK-ut, duke kallëzuar Kryeministrin…
Më bëri shumë përshtypje dhe ma vrau aq shumë veshin kur tha: «Edvin Kristaq Rama», saqë hodha tri pika alkool borik…
Brisida foli me gjuhën e Berishës dhe të Ilir Metës, dhe gjuha kockat thyen…
Kaq mjafton që ky popull i politizuar të kuptojë se lufta e vitit 1945 vazhdon, me të njëjtin establishment, ndërsa ne, neutralët dhe militantët e verbër, mbetemi në cep.
THIRRJE
Prindër të dashur, mbrojini fëmijët tuaj!
O njerëz të zemëruar me të pasurit, rrini në shtëpitë tuaja,
sepse dhunën e bëjnë ata që u pasuruan me gjakun dhe djersën tonë!
P.S. Një lypës shtriu dorën drejt meje- nuk punojnë Bankat – i thashë…
