Last Updated on 20/11/2026 by Anisa
Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes që aktivistja suedeze Greta Thunberg i ka shprehur protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke e cilësuar atë si pjesë të së majtës radikale ndërkombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat përdor gjuhë të ashpër ndaj aktivistes dhe kritikoi mediat shqiptare për vëmendjen që i kushtuan vizitës së saj.
Spaho pretendon se protesta nuk është thjesht një lëvizje qytetare, por një organizim ku, sipas tij, përfshihen edhe aktorë të huaj dhe grupe politike nga vende të rajonit. Ai përmend aktivistë dhe përfaqësues nga Tetova e Kosova, ndërsa paralajmëron për mundësinë e përshkallëzimit të situatës dhe akuzon organizatorët se synojnë të shkaktojnë kaos në kryeqytet.
Demokrati ngre gjithashtu pikëpyetje mbi reagimin e qeverisë dhe përgjegjësinë e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Sipas tij, institucionet nuk mund të justifikohen me mungesë informacioni apo përgatitjeje në rast se shënohen akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.
Në reagimin e tij, Spaho shkon edhe më tej, duke pretenduar se protestat kanë si objektiv pengimin e samitit të NATO-s që pritet të zhvillohet në Shqipëri vitin e ardhshëm dhe dëmtimin e procesit të integrimit europian të vendit.
Reagimi i plotë:
𝗦𝗶𝗵𝗮𝗿𝗶𝗾, 𝗻𝗲 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻𝗲 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗚𝗿𝗲𝘁𝗮 𝗧𝗵𝘂𝗻𝗯𝗲𝗿𝗴!
Te gjithe kane mbetur pa goje!
Ka ardhur vete ajo, karavidhja e kuqe e te majtes boterore!
Qe jemi pa dinjitet dhe inferiore kjo nuk eshte dicka e re. Por qe te gjithe televizionet dhe mediat te benin gare e te vraponin kush e kush me shume per ta intervistuar dhe percjelle publikut hyneret e saja, kjo tejkaloi cdo imagjinate.
Greta, heroina nderkombetare e Tiranes! Ka ardhur te mbeshtese protesten e 28 Nentorit.
Thuaj pastaj qe ne proteste nuk kane dore te huajt, qe nuk trazojne uret e zjarrit e qe nuk perpiqen qe flaket te jene sa me te medha e ta djegin sa me shume Tiranen dhe Shqiperine.
Aq shume u impresionua media shqiptare me Greten sa askush nuk ja vuri veshin xhevahireve qe tha.
Kam ardhur te ndihmoj Shqiperine te mos i shitet fuqive imperialiste-deklaroi.
E kishte fjalen per imperializmin amerikan dhe veglat e tij.
Foli sikur te ishte Nexhmija. Por edhe Nexhmija te ishte gjalle, do fliste me më shume respekt per imperializmin amerikan. Gazetaret qe e intervistuan dhe ata qe komentonin ne studiot televizive mbeten pa goje. Nuk kishin degjuar gjera kaq te mençura!!!
Greta, laraska marksiste-leniniste, e harboi te foluren sikur ne Tiranen e viteve ’80 po prashisnin se bashku Fosko Dinuçi, Raul Marko dhe Zhoao Amazonas.
Pervec kesaj laraske ne protesten e 28 Nentorit do kemi edhe “miq” te tjere te shquar.
Do vine xhamillaret dhe korrakët e VLEN nga Tetova. Objektiv kane imperializmin amerikan dhe sionistet jahudinj, te cilet pengojne qe Shqiperia te behet e Babes si qemoti e te krijohet edhe nje here pashalleku i Shkupit.
Do vijne militantet e Vetvendosjes, te cilet me Greten hane ne nje çanak ideologjik. Ne te vertete, ata me shume e kane me Ramen se sa me marksizem-leninizmin.
Ne Tirane do takohen me sivellezerit fondamentaliste qe po krijojne parti te re, ku mallkimi i Skenderbeut dhe i 28 Nentorit quhet vlere perbashkuese.
Ne proteste do marrin pjese te gjitha rraqet politike shqiptare, te vjetra e te reja, te majta e te djathta, influenceret, shoqeria civile me breke e pa breke. Te gjithe per pak pushtet e leke e shesin shpirtin e bashkohen edhe me djallin.
Ne mbeshtetje do kene grupet e sulmit shqiptare dhe te importuar, me maska, me çanta ne kurriz, te stervitur e te paguar, me urra zjarri dhe molotov nder duar.
Te gjithe keta perbejne taborrin qe ne 28 Nentor do perpiqen ti vene flaken sa me keq Tiranes. Po e thone qarte dhe hapur.
Pyetja eshte po shteti cfare do beje?
Nese shteti do lejoje anarshi, djegje e shkaterrim te prones private e publike, si ne muajin Tetor, pergjegjesia do bjere mbi te.
Rrugacet civile dhe politike kane paralajmeruar qe do e bejne.
Qeveria nuk mund te justifikohet qe u zu e papergatitur, qe nuk kishte informacion, qe nuk kishte mjete te mjaftueshme, qe ruhet nga raportet nderkombetare per “tejkalim” te forces nga policia.
Shumica e popullsise kerkon qe te mbrohet nga kjo pakice e terbuar qe do pushtet me dhune sikur te ishte ne Ameriken Latine te viteve ’60 te shekullit te kalur.
Nese qeveria nuk i del dot zot Tiranes dhe vendit, nese nuk e mbron dot nga djegja dhe shkaterrimi, me mire te ike dhe te vine te tjere. 83 mandatet hidhini ne kosh, pasi apatia, indiferenca dhe mefshtesia mund ta cojne vendin ne perplasje civile.
Muaj me pare kam shkruar qe objektivi i vertete i protestave eshte anullimi i samitit te NATOs vitin e ardhshem ne Shqiperi dhe shkaterrimi i procesit te integrimit europian te vendit.
Te parin e arriten. Oreksi eshte rritur dhe kete rradhe tentojne objektivin e dyte, ne kushtet kur Bashkimi Europian synon qe ne vitin 2027 te nise puna per hartimin e Traktatit te Antaresimit te Shqiperise ne BE./ad
Haxhi Qamili do i kishte zili nese ky proces do shkaterrohej ne 28 Nentor