Last Updated on 08/03/2026 by Anisa
Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende.
Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
“Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.
