Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
A ka ndodhur ndonjëherë që një anëtar i Familjes Mbretërore të arrestohet? Arrestimi i Andrew Mountbatten-Windsor këtë mëngjes është një ngjarje e pa precedentë për Familjen Mbretërore, duke ngritur pyetje që rrallë herë janë bërë më parë.
A është Andrew anëtari i parë i Familjes Mbretërore që arrestohet?
Po, besohet se asnjë anëtar i Familjes Mbretërore nuk është arrestuar nga policia në kohët moderne.
Bastisja e policisë ndodhi pas publkimit të emaileve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë ish-dukën duke ndarë raporte për vizitat zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.
Një email, i datës nëntor 2010, duket se u dërgua nga Mountbatten-Windsor pesë minuta pasi e kishte marrë nga këshilltari i tij special i atëhershëm, Amir Patel.
Një tjetër email, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010, duket se i dërgoi Epsteinit informacion konfidencial mbi mundësitë e investimeve në rindërtimin e provincës Helmand, Afganistan.
