Last Updated on 09/12/2025 by Leonard
A kishte gladiatore femra në Romën e lashtë?
Po – por ato ishin përjashtim. Gladiatoret femra u ndaluan përfundimisht të merrnin pjesë në lojëra në vitin 202 të erës sonë nga perandori Septimius Severus.
Basorelievi prej mermeri i shekullit I ose II të erës sonë, i gjetur në Halikarnas dhe i ruajtur në Muzeun Britanik, përshkruan dy gladiatore – Amazonën dhe Akilian – të armatosura me mburojë dhe shpatë. Administratorët e Muzeut Britanik.
Po, gladiatoret femra kanë ekzistuar në Romën e lashtë, megjithëse ishin tepër të rralla. Ato njiheshin si ludia (pjesëmarrëse në “ludi”, pra në lojëra), mulieres (gra) ose më rrallë feminae, një term që i referohej pjesëmarrëseve me status më të ulët.
Në vitin 11 pas Krishtit, Senati Romak miratoi një ligj që u ndalonte grave të lindura të lira, nën moshën 20 vjeç, të merrnin pjesë në lojëra – gjë që tregon se pjesëmarrja e tyre ekzistonte dhe duhej të rregullohej. Fenomeni mbeti megjithatë i rrallë, deri në ndalimin e plotë në vitin 202 pas Krishtit nga Perandori Septimius Severus (146–211 e.s.).
Dëshmitë historike
Ka disa burime që e konfirmojnë këtë realitet:
Juvenali, në Satirat, përmend Mevian, një grua që gjuante derra në arenë.
Petroniusi, në Satyricon, përmend një grua që luftonte në karrocë.
Suetoniusi, në Jetën e Domicianit, përshkruan shfaqje mundjeje mes grave – pra, jo vetëm përballje mes grave dhe kafshëve.
Në kulturën romake
Naumachiae – betejat detare të inskenuara për argëtim – ishin një tjetër formë spektakli gjigant romak, që tregon etjen e perandorisë për shfaqje madhështore.
Basorelievi i Muzeut Britanik tregon gladiatore pa helmeta, ndryshe nga burrat. Kjo ndoshta sepse natyra e jashtëzakonshme e spektaklit kërkonte që publiku të shihte fytyrat e tyre – një element që rrite interesin dhe sensualizimin e skenës.
Pse një grua zgjidhte të luftonte?
Shkaqet e mundshme:
-Kërkimi i pavarësisë personale – gratë në Romë zakonisht ishin të lidhura juridikisht me statusin e babait ose bashkëshortit.
-Shpërblimet financiare – të mjaftueshme për të shlyer borxhe ose për të fituar një farë autonomie ekonomike.
-Jeta jashtë normës – pjesëmarrja në arenë ofronte një rol që sfidonte kufizimet tradicionale të shoqërisë romake.
Burmi: focus.it/ nga Ilaria Prada/ Përgatiti për botim: L.Veizi
