Last Updated on 03/10/2025 by adminfjala
Deputetit i PD, Besart Xhaferri, në një intervistë në News 24 tha se opozita është e dënuar të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht, që sipas tij, ato menaxhohen nga vetë kryeministri Edi Rama.
Ai tha se PD nuk mund të bojkotojë zgjedhjet sepse sipas tij, do të ketë të njëjtën katastrofë si në vitin 2019
Xhaferri: Zgjedhjet edhe kësaj radhe i menaxhon Edi Rama. Ne jemi të dënuar këtu dhe do të hyjmë në zgjedhje. Sepse ne na ndodhi njëherë një katastrofë. Kur flasim për 5 qershorin 2020, ishte sepse ne dogjëm mandatet lame dhe Bashkitë.
Ne do të hyjmë në zgjedhje gjithmonë, edhe sido që të jenë kushtet, por nuk do na ndalojë gjithmonë që mos ndryshojmë kushtet e zgjedhjeve. Tani je i dënuar për t’i bërë këto dy gjëra. Ne na vodhëm mandatet, ata i morën ato mandate extra./e.t
