Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të lejojë një zgjidhje politike.
“Studentët e kanë parakusht rrëzimin e Ramës nuk hyjnë te kushtet e negociueshme.
Ata mund të kenë një përfaqësi të tyre mund të bëjnë edhe parti politike.
Studentët nuk pranojnë qeveri kujdestare.
E provuan më shumë se 4 muaj me protestën paqësore nuk ndodhi dhe tani erdhi faza të bëhet e dhunshme.
Nëse Rama ka menduar të rrijë 3 vjet kështu nuk është qeverisje. Nëse kjo arrin deri në këtë nivel çështja, një kryeministër i përgjegjshëm e hap rrugën dhe jep zgjidhje politike. Ajo zgjidhja politike me qeveri kujdestare mund të sjellë sërish Ramën në pushtet dhe të vazhdojë, se ai nuk gëzon më mbështetjen”- tha Abilekaj./mxh
