Adriatik Leka, ish-kandidat për kryebashkiak i Lushnjës dhe personalitet i njohur lokal, ka ndarë një rrëfim për takimin me Ilir Metën, në vitin 2017 kur ai sapo ishte zgjedhur President i Republikës, me kërkesë të vetë këtij të fundit.
“Diku nga fund Maji i 2017 më pat kërkuar të takoheshim nëpërmjet nënprefektit të qytetit tim Lushnje, sapo ishte votuar President i vendit.
Takimi ka qenë shumë publik tek Luna Park. Në bisedë e sipër i them: Jeni zgjedhur në postin më të lartë në vend mundohu ta ndihmosh këtë komb të vuajtur se si dihet si të vjen dita”, shkruan Adriatik Leka.
Mirëpo, nisur nga pamja e tij krejt e transformuar fizike, e cila u pa dje në sallën e Gjykatës së Posaçme pas 18 muajsh nga arrestimi i Ilir Metës, Adriatik Leka thotë se ish-presidenti është politikani më i persekutuar në Shqipëri, pasi Rama dhe Berisha gëzojnë të njëjtin pushtet.
“Nuk e mendoja kurrë që Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e vendit tim do ta shihja në këtë gjendje. Drejtësia të flas siç flet kandari kur peshon, por jo vetëm për këtë por edhe për atë që është sot kryeministër edhe për atë që është pronar i PD.
Ajo që më bën të dyshoj shumë është: Ilir Meta është i vetmi gjenetikisht shqiptari më i persekutuar në majën më të lartë politike në vend. Pasi dy të tjerët shqipfolës gëzojnë pasuri dhe gjithçka kanë gatuar në këtë regjim 35 vjeçar”, përmbyll Adriatik Leka.
