Last Updated on 28/04/2026 by Anisa
Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha deklaroi se fokusi i opozitës është mbrojtja e votës dhe jo pjesëmarrja në zgjedhje që, sipas tij, zhvillohen në kushte “diktature”. Ai theksoi se ndryshimi politik duhet të vijë përmes lëvizjeve të fuqishme dhe paqësore, duke përjashtuar përdorimin e dhunës, ndërsa shtoi se beson te parimi se pushteti duhet të burojnë nga vota e lirë.
Zoti Berisha, në zgjedhjet e 23 majit, do u thoni demokratëve, më jepni votën se do fitojmë përballë Ramës apo se do bëjmë libra të tjerë pas çdo palë zgjedhjeve që humbim?
Sali Berisha: Unë u them shqiptarëve se do mbroj votën dhe në qoftë se të kujtohet, zotimi im ka qenë mbrojtja e votës. Diktaturat nuk bëjnë zgjedhje. Ata që duan zgjedhje, ata duan të përmbysin diktatorin. Ata të cilët besojnë se mund të ketë zgjedhje në diktaturë, ata mashtrojnë veten e tyre dhe bëjnë lojën e diktatorit.
Si rrëzohet diktatori?
Sali Berisha: Diktatori rrëzohet me lëvizje të fuqishme, me kryengritje paqësore. Edhe të armatosur, për ata që janë ekstremistë të majtë, ne nuk jemi parti e marrjes së pushtetit me dhunë. Jo. Sepse ajo ikën një diktator dhe sjell një diktator tjetër. Rrëzimet me guerile nuk kanë sjellë ndonjëherë demokraci, kanë sjellë dhunë. Kështu që ne i përmbahemi atyre parimeve mbi të cilat jemi themeluar, parti e vlerave, parti që beson se pushteti duhet të burojë nga vota e lirë.
