Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës. Sipas informacioneve të para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.
Si pasojë, njëra prej mjeteve të përfshira në këtë aksident përfundoi në një parcelë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët menjëherë janë nisur drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. m.p.
