Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet se si pasojë e këtij aksidenti fatkeqësisht humbi jetën një e mitur, ndërkohë që katër persona të tjerë mbetën të plagosur.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se në këtë ngjarje u përfshi një automjet me të cilin po udhëtonin 5 persona.
Si pasojë e vogla humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që katër personat e tjerë u dërguan me urgjencë drejt spitalit.
“Sipas raportit, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si rezultat i aksidentit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Vdekja e viktimës, e cila ishte e mitur, u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor,” tha Ahmeti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik. m.p.
