Last Updated on 09/09/2026 by EL
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Unazës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet të përmbysur në rrugë teksa kalimtarët kanë ndaluar për të ndërhyrë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Pritet njoftimi i policisë për të sqaruar lidhur me rrethanat e shkaqet e sakta të këtij aksidenti.
