Spitali Rajonal i Mitrovicës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë gruaja 53-vjeçarje e cila është aksidentuar sot në fshatin Koshtovë të Mitrovicës
Sipas Klan Kosovës, spitali ka treguar se vdekja është konstatuar në orën 16:30.
“Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, është thënë në njoftimin e Spitalit. m.p.
