Last Updated on 05/05/2026 by Kesjana
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha sot se shumë shpejt do të propozohen ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, pas aksidentit tragjik të së dielës në Durrës.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme, Manja u shpreh se këto propozime do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë, si një mënyrë për të ndërhyrë dhe për të adresuar masat e duhura për ngjarje të tillë të rënda.
“Bashkë me disa kolegë të tjerë, ne do t’i drejtojmë Kuvendit propozime për ndryshime për Kodin Rrugor dhe Penal. Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ndërhyrë, por po shqyrtojmë të gjitha mungesat për t’i adresuar me masat e duhura. Ngjarja është shumë e rëndë. Autori i veprës penale mund të përfaqësojë gjithçka. Ai nuk meriton të jetojë më mes nesh”,-theksoi Manja./kb
