Last Updated on 05/06/2026 by EL
Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident në afërsi të Gjykatës së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa prej udhëtarëve kanë pësuar dëmtime të lehta
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të plagosur rëndë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit./ET
