Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare. Me mbi 95% të votave të numëruara, LVV ka marrë rreth 50% të votave, që përkthehen në 55-56 deputetë dhe i nevojiten vetëm disa deputetë të pakicave jo-serbe për të siguruar shumicën.
Partia Demokratike e Kosovës ruan afro 20% të votave dhe pritet të ketë 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës bie në 14% dhe mund të humbasë rreth 5 deputetë nga 20 që kishte.
Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 mandate, ndërsa Fatmir Limaj mbetet jashtë parlamentit, pasi nuk arriti pragun zgjedhor./ K.M
