Last Updated on 05/05/2026 by EL
Pas akuzave të radhës që Sali Berisha bëri ndaj saj në konferencën e sotme me gazetarët, ka reaguar sërish Alesia Balliu. Në një postim në rrjete sociale, ajo shprehet se Sali Berisha i ka bërë kurban demokratët për djalin e tij, Shkëlzenin.
Sipas Balliut, Berishën e ka lënë memoria dhe po bëhet qesharak dita-ditës.
Reagimi:
Sali të ka lënë memoria! Vetëm Ramën ke në mëndje se me atë i bën pazaret ndërsa demokratët i ke bërë kurban për Shkëlzen Berishën. Pse hesht edhe mbyllë gojën për dosjet edhe aferrat e qeverisë. Pse i sulmon mediat që i ka sulmuar Rama apo nuk lejon njeri të dali kundër ortakut tënd në biznes e në politik. Sali të ka lënë memoria e po bëhesh qesharak. Më nxirrë një dokument që unë të kem firmosur në shtet qoftë e një ditë të vetme./et
