Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Abbott.
Sipas postimit të ambasadës britanike, Braho dhe Abbott kanë diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.
Gjithashtu u theksuar partneriteti i fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.
Postimi i plotë:
Ambasadori britanik Nicholas Abbott u takua me Drejtorin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.
Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz./kb
