Last Updated on 18/06/2026 by Kesjana
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një prononcim për mediet përpara nisjes së seancës plenare ka folur për amnistinë penale. Gogu tha se nga amnistia përfitojnë lirinë 466 persona si dhe 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Ministri theksoi dhe njëherë se nga kjo amnisti nuk përfiton asnjë persona që akuzohet për vepra që janë nën juridiksionin e SPAK.
“Sipas përllogaritjeve lirohen menjëherë 466 persona nga sistemi ynë i ekzekutimit të vendimeve penale, pra nga burgjet. Nga këta persona, 11 janë gra dhe një i mitur. Ndërkohë që ulet dënimi për 869 persona, ku tetë janë gra dhe 2 të mitur.
Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK, pra vepra të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk përfitojnë”, tha Gogu./kb
