Dronë të dyshuar janë parë duke fluturuar mbi një bazë të inteligjencës ushtarake franceze në tre netë të ndara muajin e kaluar, ka bërë të ditur të martën Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.
Rasti shënon inkursionin e fundit mbi bazat ushtarake mbi vendet e Evropës.
Prokurorët francezë javën e kaluar nisën një hetim mbi dronët që dyshohet se kanë fluturuar mbi një bazë nëndetësesh bërthamore në bregdetin e Atlantikut.
Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, kanë shkelur hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i ka quajtur inkursionet “luftë hibride”. Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse.
Pamjet e para të dronëve mbi bazën ushtarake Creil në Francën veriore kanë ndodhur më 26 nëntor, ka thënë në një deklaratë Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze. m.p.
