“Niveli i atyre që u ngjitën në tribunë gjatë foltores, sikur do të japë mesazhin: rrini në shtëpi në datën 22. Duhet zbuluar agjenti i Salianjit që i përzgjedh”.
Ky status ironik i analistit Andi Bushati në Facebook mori dhenë sonte në rrjetet sociale. Ai i shkroi këto radhë duke iu referuar qytetarëve të zgjedhur nga PD për të mbajtur fjalën në Foltoren e demokratëve përballë Kryeministrisë.
Analisti pretendon se këta persona i largojnë të tjerët, edhe nëse kanë ndërmend t’i bashkohen Sali Berishës në bulevard. Një ironi që përfshin edhe Salianjin, si më i fituari i kësaj situate, sepse ka disa javë që ankohet për shkëputjen e PD nga baza dhe për mungesën e meritokracisë. m.p.
