Me 83 gola, ajo dominoi Superioren për vajza, duke vendosur standarde të jashtëzakonshme për talentin dhe efiçencën.
Ky trofe nuk ka pasur nevojë për votim pasi është përcaktuar në bazë të golave të shënuar përgjatë këtij sezoni. Me 83 gola të realizuar me Vllazninë, Megi Doçi është renditur në krye të listës së golashënueseve në kategorinë e vajzave.
Në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në TKOB, ky trofe iu dorëzua Doçit nga ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela.
Pas Bekim Balajt, ajo bëhet një tjetër shkodrane, që merr “Këpucën e Artë”./K.M
