Last Updated on 24/06/2026 by Anisa
Me përfundimin e ndeshjeve të mëngjesit të sotëm, u ul sipari i xhiros së dytë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror 2026, një xhiro që solli rezultate spektakolare dhe jo pak surpriza.
Në sfidat e fundit, Portugalia shkëlqeu duke shkatërruar Uzbekistanin me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa Franca vijoi marshimin e saj të sigurt me një fitore 3-0 ndaj Irakut. Nuk munguan as hapat fals nga pretendentët: Anglia u ndal në një barazim të thatë 0-0 nga Gana, ndërsa Uruguai u shtang në një barazim 2-2 përballë Kepit të Gjelbër. Ndërkohë, Argjentina dhe Kroacia bënë detyrën, duke mposhtur respektivisht Austrinë dhe Panamanë.
Por si paraqitet situata e kualifikimeve? Në këtë Botëror historik me 48 ekipe, rregullorja parashikon që 32 skuadra të kalojnë në fazën me eliminim direkt. Këtu përfshihen dy të parat e secilit prej 12 grupeve, si dhe 8 ekipet e treta me balancën më të mirë.

Kjo do të thotë se plot 25 bileta janë ende në lojë. Ethet arrijnë kulmin pikërisht sot pasdite dhe në mbrëmje, kur starton xhiroja e tretë dhe e fundit e grupeve. Vëmendja e padiskutueshme do të jetë te përballjet jetë a vdekje, si Zvicër-Kanada apo Skoci-Brazil, të cilat do të vendosin përfundimisht fatet e këtij kompeticioni./ad
