Last Updated on 09/10/2025 by adminfjala
Ish-kandidatja e Partisë Mundësia në zgjedhjet e 11 Majit, Barbara Doda, është “përplasur” me Arlind Qorin e partisë “Lëvizja Bashkë” në emisionin “Top Story”.
Fokusi është gara për Bashkinë e Tiranës ndërsa Barbara Doda për të disatën herë i tha Qorit se nuk do të fitojë në zgjedhjet e Tiranës.
Gjatë debatit në studion e emisionit “Top Story” Barbara Doda e pyet kreun e “Lëvizja Bashkë” nëse ka të punësuar në partinë e tij, por Qori e mohoi.
Debati agravoi në momentin që Barbara Doda hapi letrat LIVE në studio, ku publikoi një listë me 14 të punësuar nga Arlind Qori.
“Ke 14 të punësuar. Mos u bëj hipokrit. Unë ka një gjë që nuk duroj dot në politikën shqiptare. Njerëzit që shesin moral në këtë mënyrë.”-i tha Barbara Doda, Arlind Qorit./e.t
