Last Updated on 16/05/2026 by Kesjana
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan drejtues dhe punonjës policie të dyshuar për bashkëpunim me elementë kriminalë dhe shpërdorim detyre.
Në reagimin e tij, Lamallari theksoi se në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit apo që tradhton besimin e qytetarëve. “E përshëndes me respekt operacionin në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe vetë Policia e Shtetit bashkëvepruan për të arrestuar drejtues e punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit”, shkruab ministri./kb
