Kryeprokurori Olsjan Çela i është përgjigjur pyetjeve për rastin e arrestimti të avokatit në Elbasan. Sipas Çelës ky rast nuk duhet të ndodhte dhe është e papranueshme që të merren menjëherë masat ekstrem.
Çela në vlerësimin e tij kërkon që masa e arrestit të jetë e fundit.
“Do ta lidh përgjigjen e pyetjes me atë që përmenda në komision kemi sot probleme me mënyrën se si realizohet funskionet i prokurorëve për një sërë arsyesh. Rasti në fjalë është një reflektim i atij shqetëismit. Është e papranueshme që ne të dalim në masat e ndalimit apo arrestimit nga një sallë gjyqi.
Ne kemi kërkuar që masa e arrestit të jetë e fundit, vlerësimi duhet bërë shumë i kujdesshëm se si do aplikojmë masën e sigurisë. Ka plot mënyra se si duhet të shkohet në fund të hetimit.
Jemi përpjekur të kemi një ulje të masave ekstreme. Është një rast që nuk duhet të ndodhte është çështje tjetër se si trajtohet nga ana penale apo adminisrative. Nuk ka pasur rast tjetër të ngjashëm. Ka një verifikim nga ILD për këtë rast dhe për masa disiplinore për rastin”, tha Çela./ K.M
