Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Online Threat”, duke arrestuar një 20-vjeçar që mashtronte dhe shantazhonte qytetarët në rrjetet sociale.
Sipas policisë, E. M., banues në Tiranë, u kërkonte viktimave të ndryshme shuma nga 500 deri në 1 mijë euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove të tyre personale.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon monitorimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën kibernetike./kb
