Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Klisman Cake është pranë transferimit tek Akhmat Grozny në Rusi.
Shkëndija e Tetovës thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Premier League ruse për shumën 400 mijë euro. Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, paga e lojtarit te skuadra e re do të jetë rreth 330 mijë euro në sezon.
Negociatat mes palëve kanë qenë në fazë të avancuar. Për Shkëndijën, shitja e mbrojtësit shihet si zgjidhja më e përshtatshme në kushtet aktuale.
Kontrata e Cakes ka një afat të kufizuar, çka e vendoste klubin përballë rrezikut të largimit pa përfitim financiar. Klisman Cake ka regjistruar edhe paraqitje me Kombëtaren shqiptare. Ai ka zhvilluar debutimin në një përballje ndaj Jordanisë./mxh
