Biznesmeni Artur Shehu ka folur për herë të parë për çështjen e tokës së tij në Zvërnec në një intervistë për emisionin “Opinion” mbrëmjen e 4 qershorit.
Shitja e tokës te investitorët është bllokuar nga SPAK, por Shehu theksoi se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë. Ai gjithashtu theksoi se nuk i njeh investitorët pasi ka ndërmjetës.
“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës,” tha Shehu.
Ai hodhi poshtë gjithashtu lajmet për takimin e shumëpërfolur në Aruba:
“Takim në Aruba? Absolutisht jo. Kjo nuk ka lidhje me as ministra dhe as kryeministra. Është komplet Fake News. Takim? Absolutisht jo. Avokatin e kam gati dhe le të flasë me SPAK.”
Shehu shpjegoi se ka 29 vjet pa ardhur në Shqipëri, pasi ka azil politik në Amerikë, dhe përmendi panelin e “Opinion” duke thënë:
“Me pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adritaik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan.”/a.d
