Guardia di Finanza e Komandës së Arezzos po kryen një operacion në shkallë të gjerë në zonë, teksa ka çuar deri tani në pranga dy persona, mes të cilëve një shqiptar i shumëkërkuar pasi ndaj tij kishte urdhër arresti evropian.
Kontrollet janë kryer në Cavriglia dhe San Giovanni Valdarno. Bëhet fjalë për një italian 60-vjeçar nën hetim për krime të lidhura me drogën, dhe një shtetas shqiptar në arrati, i cili është subjekt i një urdhër-arresti evropian për krime të lidhura me drogën.
Arrestimet ishin të ndara nga njëri-tjetri. Shqiptari bëhet me dije se më parë i kishte shpëtuar ekzekutimit të një urdhri ndalimi.
Kurse italiani u kap me mbi 1 kg drogë të llojit marijuanë në banesë.
Gjatë një kontrolli tjetër rrugor të kryer javët e fundit në komunën e San Giovanni Valdarno-s, u inspektua një makinë që transportonte dy persona, të dy shqiptarë. Kontrollet fillestare zbuluan se pasagjeri, një dyzetvjeçar, kishte precedentë të shumtë kriminalë të lidhur me trafikun e drogës, ndërsa shoferi ishte gjithnjë e më nervoz, ngurronte të jepte të dhënat e tij personale dhe hezitonte të paraqiste dokumentet e tij.
Të ndikuar nga sjellja e dyshimtë, policia financiare kreu një identifikim të plotë, duke e nënshtruar atë kontrolleve të fotove dhe gjurmëve të gishtërinjve. Këto zbuluan se ai ishte një individ i kërkuar, i dënuar në vitin 2015 dhe subjekt i një Urdhër Arresti Europian.
Ai ende kishte një dënim të mbetur prej 2 vjetësh e 7 muajsh burgim në pritje për një dënim të dhënë nga Gjykata e Firences për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës. Për të shmangur vuajtjen e dënimit, burri ia kishte caktuar mbiemrin e gruas së tij në Shqipëri, i cili ishte i shënuar në dokumentet e tij, duke arritur kështu, me kalimin e viteve, t’i shmangej kontrolleve dhe të lëvizte i pashqetësuar në udhëtimet e tij të shpeshta midis Italisë dhe Shqipërisë.
Pasi njoftuan Prokurorinë Publike të Arezzos dhe organet qendrore kompetente, ata ekzekutuan Urdhrin e Ekzekutimit për Burgim, të lëshuar më parë nga Gjykata e Firences, dhe e transferuan subjektin në Burgun e Arezzos./mxh
