Kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se asgjë nuk e ndal misionin e opozitës për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë foltores së sotme, Berisha deklaroi se protesta e radhës do të mbahet pas përfundimit të proceseve në parti.
“Të gjithë keni një pyetje, kur është kryengritja tjetër. Në ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal në misionin tonë pa larguar narko diktatorin”, tha ai.
Kujtojmë se me 23 maj do të zhvillohen në PD zgjedhjet për kryetarin e partisë.
Në kandidim është vetëm Berisha, pasi ‘kundërshtarët’ e tij nuk u pranuan të kandidonin pasi sipas PD nuk plotësonin kushtet./Mxh
