Mohamed Salah ka vendosur një rekord të ri për Liverpoolin me nisjen e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray.
Ky takim shënon paraqitjen e tij të 81-të në këtë kompeticion me fanellën e klubit anglez. Sulmuesi egjiptian është bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jamie Carragher, i cili kishte zhvilluar 80 ndeshje në këtë turne për klubin e kuq.
Salah është pjesë e Liverpoolit prej disa vitesh dhe ka qenë i angazhuar në shumë ndeshje të ekipit në arenën ndërkombëtare./mxh
