Hoffenheim fitoi 2-1 në transfertë ndaj Hamburg, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesliga dhe një rekord për numrin e fitoreve në një sezon te klubi.
Goli i parë erdhi brenda 20 minutave, kur Asllani realizoi pas një krosimi nga Coufal. Hamburg barazoi pas një penalltie të fituar dhe të realizuar nga Glatzel, pas një gabimi të Kabak.
Para pushimit, Hoffenheim riktheu avantazhin me Lemperle, pas një devijimi nga Hajdari. Në pjesën e dytë, Hamburg krijoi disa raste, por nuk arriti të konkretizojë.
Mundësia më e mirë ishte një goditje me kokë e Jatta, që nuk u shfrytëzua. Me këtë fitore, Hoffenheim mbetet në garë për një vend në Champions League. Ndërsa Hamburg vazhdon serinë pa fitore në gjashtë ndeshje./mxh
