Last Updated on 03/09/2026 by Anisa
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një 67-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa duken edhe shenjat e lënë nga plumbat, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vetëm 3 vite më parë, me 26 shtator 2023, Bardhit i vranë vëllanë. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu.
Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë më 13 janar 2025. Ekzekutimet në fisin Bardhi dyshohet se kanë ndodhur për motive hakmarrje. Fisi Bardhi ka një hasmëri të njohur me fisin Reçi.
Në njoftimin paraprak të Policisë Mirditë thuhet: “Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”./k.m
