Last Updated on 07/05/2026 by Monika
Atentat me armë zjarri në Sarandë, viktimë biznesmeni Rexhep Ismaili
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashtë, në Sarandë, ku është shënuar një atentat me armë zjarri ndaj Rexhep Ismaili.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi krimi kanë mbërritur forca të shumta të Policia e Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burime bëjnë me dije se po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për identifikimin dhe kapjen e autorëve./mxh
