Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Rrogozhinë. Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se Shqipëria ka shënuar një nga rritjet më të larta ekonomike që prej vitit 2013.
“Ekonomia e Shqipërisë sot është tre herë më e madhe sesa ishte në vitin 2013. Prodhimi i brendshëm bruto është tre herë më i madh sesa ishte në 2013. Nuk ka një vend tjetër, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, që të ketë pasur një rritje kaq të madhe”, u shpreh Balla.
Ai shtoi më tej se kjo performancë e qëndrueshme ekonomike ka krijuar hapësirë për masa sociale konkrete, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtimin e mbështetjes për shtresat në nevojë. /kb
