Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në Mynih me Florian Hahn, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Federale e Gjermanisë.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Gjermanië, të cilat sot janë në nivelin më të lartë historik. Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të drejtpërdrejtë që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në proceset e reformave dhe zhvillimit.
Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë.
Gjithashtu gjatë takimit Balla u shpreh se Gjermania mbetet një partner strategjik dhe një zë i rëndësishëm në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku dy vendet aderojnë./mxh
