Një pjesë e Kosovës shkon nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin nesër kryetarët e ardhshëm të 18 komunave, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën.
Bëhet fjalë për komunat: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot.
Zëdhënësi i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, tha për mediat se gjithçka është gati, ndërsa ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore./ K.M
