Last Updated on 15/05/2026 by Kesjana
Tregtarët e tregut maqedonas në Korçë dolën sërish në protestë përpara Bashkisë së qytetit duke kundërshtuar vendimin për vendosjen e tendave të reja uniforme, një projekt që sipas tyre është i papërballueshëm financiarisht.
Kjo është protesta e dytë brenda një muaji për tregtarët, të cilët thonë se përballen vazhdimisht me urdhra dhe kërkesa kontradiktore nga Bashkia dhe Policia Bashkiake.
Tregtarët shprehen se vendimet ndryshojnë vazhdimisht dhe kërkojnë transparencë dhe sqarime nga Bashkia e Korçës.
Madje ata shtojnë se ky institucion ju ka lënë një afat qesharak deri më 19 maj për të vendosur tenda të reja kosto që duhet të paguhet nga vetë tregëtarët me vlerë deri në 700 mijë lekë.
Tregtarët kërkojnë që Bashkia të marrë përsipër investimin për tendat e reja. Nga ana tjetër ata e konsiderojnë situatën si një presion të vazhdueshëm ndaj biznesit të vogël dhe paralajmërojnë se shumë dyqane rrezikojnë mbylljen për shkak të vështirësive ekonomike./kb
