Last Updated on 11/03/2026 by Monika
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë marrë miratuar disa vendime dhe projektligje.
Mes këtyre vendimeve është përcaktimi i standardeve që lidhen me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/ëebsite-t/aplikacionet e basteve sportive online të subjekteve të licencuara.
Përcaktimi i këtyre standardeve konsiston në kërkesat teknike minimale që duhet të plotësojnë sistemet, kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve dhe procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave.
Vendimi i plotë:
Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:
a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;
b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit tëligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;
c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse./mxh
