Last Updated on 22/05/2026 by Monika
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka publikuar një lajm në “Facebook”, ku deklaroi se Këshilli Evropian ka miratuar paketën e tretë për asistencën për Shqipërinë.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë nga BE! 🇪🇺
Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Këshilli i Bashkimit Evropian 🇪🇺 miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë 🇦🇱 në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.
Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FASh.
Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje. 🇦🇱🇪🇺/mxh

