Last Updated on 23/04/2026 by Kesjana
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimi i saj, janë kushte themelore që ndikojnë në procesin e integrimit të vendit.
Në fjalën e tij në Kuvend ai ka shtuar se një element i rëndësishëm është gjithashtu që bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama të dërgohet në SPAK, duke e quajtur atë edhe si arkitekte e “kopshtit privat të Ramës”, referuar skandalit AKSHI.
“Rama dhe vasalët e tij në Kuvend bëjnë gjithçka të nxjerrin Kuvendin jashtë kohe e t’i imponojnë atij në axhendë që s’ka lidhje me interesat e qytetarëve. Nafta dhe integrimi në BE janë dy çështjet që i interesojnë më shumë shqiptarëve. Integrimin e mbyllët. Bazoheni në telefona hektike që europianët urojnë të mos i marrë në në telefon. Për momentin heqja e imunitetit të Ballukut është themelore për integrimin, dhe dërgimi i saj atje ku kërkon SPAK. Paraqitja p[ara SKAP e Linda Ramës, arkitektja vërtetë e kopshtit të Ramës. Mund të gjeni prokurorë që fsheh Lindën dhe dokumente, por dosja e tyre është kudo në Europë. Kos dje nuk citoi fare Shqipërinë kur foli për Malin e ZI./kb
